5 Ted Talks të cilat do t’iu inspirojnë për natyrën

Personalitete që na inspirojnë nëpërmjet fjalës dhe pamjeve, për të qënë më pranë me natyrën dhe madhështinë e saj.

Njerëzit e sotëm janë larguar cdo ditë e më tepër nga natyra. Edhe pse pyetja e vërtetë do të ishtë nqs njerëzit kanë qënë në ndonjë kohë të lidhur me natyrën?

Kanionet e Erzenit. Foto: Anxhela Ferra

Duke qënë se nuk besoj në masivitetin, edhe në këtë rast nuk besoj se e ashtuquajtura turma e mbron mjedisin ku jeton.

Besoj që ekzistojnë njerëz të cilët e duan natyrën dhe jetesa ekologjike është e vetmja politikë që ata ndjekin.

Këto Ted video na kujtojnë rëndësinë e natyrës dhe pse duhet ta mbrojmë atë.

Fotografia

Dhe pse ne jemi të predispozuar të harrojmë bukuritë e natyrës; Louie Schëartzberg me anë të fotove të mrekullueshme të tij na i rikujton. Pamjeve i shtohet edhe fjala e murgut David Steindl-Rast, duke na shërbyer si një meditim.

Natura një me Matematikën

Reuben Margolin është një skulptor kinetic, i cili ka krijuar pjesë të vecanta, që lëvizin në modelin e pikave të shiut kombinuar me dallgët. Një art i inspiruar nga natura dhe matematika.

Gjuha e majmunëve

Jane Goodall, ambjenatistia e cila i është afruar më shumë se kushdo lidhjes tonë me majmunët. Sipas saj ndryshimi i vetëm I njerëzve nga majmunët është gjuha jonë e sofistikuar. Ajo këmbëngul që ne ta përdorim atë për të ndryshuar botën.

Vlerësimi i reve

Gavin Pretor-Pinney, themeluesi i The Cloud Appreciation Society; thotë se nuk duhet të planifikojmë një udhëtim ekzotik për inspirim. Mjafton të ngremë kokën dhe përgjigjia është te retë. Sipas tij ne duhet të largohemi nga pajisjet dixhitale dhe të admirojmë atë cka qielli na ofron.

Pemët

Nalini Nadkarni, na sfidon perspektivën tonë për pemët dhe burgjet- ajo thotë se të dyja mund të jenë më dinamike nga se ne mendojmë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s