‘Burimet natyrore’, çelësi i të ardhmes!

Burimet e energjisë së rinovueshme janë e ardhmja. Shtetet e zhvilluara kanë nisur të hedhin vështrimin drejt resurseve të energjisë diellore, si forma më e mirë alternative për të mbrojtur mjedisin e të sigurohet jetesë me kosto të ulta.

Marrëveshja për ndryshimet e klimës e arritur në Paris e mbajtur që prej datës 30 nëntor deri në 12 dhjetor të vitit të shkuar, ka shënuar një hap drejt këtyre metodave. Vendet nënshkruese ranë dakord për të kufizuar rritjen e temperaturës mesatare globale në 2 gradë, krahasuar me nivelet preindustriale. Dokumenti i paraqitur do të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Rëndësia e energjisë së rinovueshme është kosto e ulët që ka, dhe është miqësore ndaj mjedisit dhe me potencial ekonomik.

Energjia e rinovueshme krijohet nga era, energjia diellore apo nga mënyra të tjera, miqësore ndaj ambjentit. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Norvegjisë që ka pothuajse 100% të energjisë së rinovueshme elektrike në sajë të shfrytëzimit të burimeve hidrike përmes hidrocentraleve dhe që ka mundësitë e të paturit diell gjatë gjithë vitit.

E nesërmja është në mënyrë të pashmangshme drejt energjisë së rinovueshme, sipas HUFFPOST GREEN janë 4 arsye se pse bota do ketë primare burimet natyrale:

1-S’ka rrugë tjetër: viti 2015 është viti më i nxehti në histori, ndërkohë që ka ardhur koha që çështja e ndryshimeve klimatike të shihet me prioritet. Vendet, të cilat kanë rreth 90% të emetimit të gazit serrë kanë dorëzuar planin e tyre të veprimit për klimën para hapjes së negociatave në Paris, por gjithsesi ka një hendek mes asaj që qeveritë mëtojnë të bëjnë dhe se çfarë duhet të bëhet për t’i mbajtur temperaturat që të rriten në maksimumin e 2 gradëve, për të cilën janë zotuar. Sektori energjetik përbën rreth 2/3 e emetimit global. Energjia e rinovueshme dhe rritja e efiçencës së energjisë janë të vetmet teknologji që mund të implementohen shpejt dhe me një shkallë të qenësishme për të mbyllur këtë hendek në kohë.

2- Ka kosto më të ulët: Energjitë e rinovueshme janë burimet më ekonomike të energjisë në shumë vende të botës dhe po shtohen akoma më shumë me kalimin e kohës. Që nga konferenca e klimës në Kopenhagen në vitin 2009, çmimet e paneleve diellore kanë rënë me 75%. Ndërkohë që era është një nga burimet më kompetitive të energjisë, duke prodhuar energji për më pak se 5 qindarka për kilovat orë.

3- Përkon me synime të tjera: Energjia e rinovueshme është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë për të siguruar shërbime të energjisë moderne për më shumë se 1 miliard njerëz të cilët aktualisht nuk kanë akses të energjisë së rinovueshme. Energjia e rinovueshme mund të përmbushë nevojat e pothuajse 60% të kërkesës për energji. Ishujt Marshall përshembull kanë sjellë energji të pastër te më shumë 95% tek komunitetet e tyre të largëta në ishull falë instalimit të paneleve diellore.

4- Transformimi është rrugës: Kapaciteti i energjisë së rinovueshme numëron më shumë se gjysmën e kapacitetit në energjinë globale që nga viti 2011. Më shumë se 130 vende janë zotuar për një dikarbonizim në atatgjatë. Kompani si IKEA, Johnson & Johnson, H&M, Nike and Nestlé i janë bashkuar gjithashtu kësaj iniciative duke përdorur 100% energji të rinovueshme për konsumin e tyre të përditshëm.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s