Produktet organike, burim primar edhe në Shqipëri?

Një shprehje thotë ‘ne jemi ajo çfarë hamë’, prandaj është shumë e rëndësishme se cfarë produktesh konsumojmë në përditshmërinë tonë, veçanërisht fëmijët.

Tashmë është fakt që ushqyerjae mirë është një nga faktorët e zhvillimit mendor dhe fizik. Këtë gjë Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka paraqiturartikullin “10 fakte për ushqyerjen”, ku flitet për përqëndrimin e mirë që kanë fëmijët e shëndetshëm përkundrejt shifrave të kequshqyerjes në rang global.

Edhe në Shqipëri ka pasur debate të shpeshta për pasurimin e ushqimeve me acid golik, jod, hekur apo proteina, pasi janë vënë re tendenca të zonave me probleme anemie dhe mungesë të jodit.

Kjo është dhe një prej arsyeve se pse produktet organike janë duke fituar terren të gjerë. Në kryqytetin shqiptar janë shtuar dyqanet që ofrojnë produkte BIO, kjo edhe për shkak të ndërgjejgësimit të prindërve dhe jo vetëm.

Sipas Mia Kadares, e cila ka hapur një dyqan me produkte organike, vet ky koncept i ri i të ushqyerit ka si objektiv të sjellë pranë konsumatorit produktet më të mira natyrale dhe organike shqiptare duke ruajtur standardet më të larta të cilësisë nëpërmjet angazhimit të palëkundur për një eko-sistem të qëndrueshem të bujqësisë tradicionale për njeriun, kafshët, bimët dhe ambientin.

Lexo intervistën e plotë: http://agroweb.org/?id=10&l=751&ln=sq&url=dyqanet-bio-cfare-kerkojne-shqiptaret

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s