Ul faturat e energjisë duke pasur shtëpi ekologjike!

Çdo familje është përballur me fatura energjitike, të cilat jo rrallëherë kanë qënë përtej mundësive që të lejon xhepi.

Por janë disa praktika që iu mund ti kryeni e në këtë mënyrë e ktheni shtëpinë në një ambjent më miqësor me mjedisin dhe kurseni shuma të konsiderueshme.

Nëpërmjet këtyre praktikave të thjeshta, mesatarisht mund të reduktohe konsumi i energjisë nga 1% në 7% (në varësi nga ndriçimi dhe paisjet shtëpiake të pranishme) dhe mund të kursehet nga 11% deri në 35% nga fatura juaj.

  • Pajisjet 24 orë në prizë

Pajisjet elektrike, të cilat qëndrojnë gjithë kohës në prizë, karikues telefoni, TV, kompjuter etj, konsumojnë energji elektrike edhe kur nuk janë të ndezura. Një televizor, nëse qëndron në prizë gjatë gjithë vitit do të konsumojë afërsisht 73 kËh në vit. Prandaj duhet të lihen në gjëndje jo-aktive.

  • Frigoriferi

Për frigoriferët Bashkimi Evropian në klasin A të kësaj pajisjeje ka bërë një nënndarje më të detajuar, duke specifikuar në A+, A++ dhe A+++. Ky i fundit ofron një kursim në vlerën katër herë më pak se klasi G i këtij produkti. Për shembull, një frigorifer i mbajtur me dyer mbyllur gjatë gjithë kohës në kushte laboratori për një vit, klasi G do të konsumonte mbi 781 kËh. Ndërkohë një frigorifer i klasit A do të konsumonte më pak se 300 kËh dhe ai i klasit A+++ do të konsumonte më pak se 188 kWh në vit.

 Frigoriferi duhet vendosur në një ambient sa më të freskët në mënyrë që edhe puna e tij të jetë më e lehtë. Pasi në çdo gradë mbi 20°C konsumi i tij rritet me 6%. Frigoriferi siguron një ruajtje të ushqimeve në një temperaturë deri në +5°C dhe në zonën ku është ngrirja deri në – 18 °C. Por, gjithashtu, një frigorifer, i cili ka më shumë se 10 vite që përdoret, harxhon më tepër energji me kalimin e viteve të përdorimit. Për këtë arsye të mbahen larg nga burimet e nxehtësisë, të pastrohen hapësirat e ventilimit, të mos mbahen hapur pa arsye, të mbahen larg murit të paktën 10 cm.

  • Lavatriçja

Edhe këtu klasi A sjell një kursim në konsum thuajse dy herë më pak. Ku në një makinë larëse, e cila punon dy herë në javë, (104 larje në një vit) me 5 kilogram rroba pambuku në temperaturën 60°C do të konsumonte: në klasin G mbi 507 kËh dhe në klasin A më pak se 247 kËh. Gjithashtu, programet e paralarjes në çdo makineri harxhojnë shumë energji, ndaj edhe larja në temperatura të larta apo paralarje kur nuk është nevoja, shpesh duhet mënjanuar. Por gjithashtu edhe tipi i detergjentit mund të ndihmojë në konsum.

  • Soba

Këshilla e parë sigurisht do të ishte kursimi me anë të përdorimit të bombulave të gazit. Sigurisht, këto lloje sobash sjellin një kursim të mirë të energjisë elektrike, por problemi qëndron edhe tek furra. Edhe këtu teknologjia ofron klasin A, e cila sjell një kursim i cili llogaritet mbi 2 herë, nga njëri ekstrem i klasit në tjetrin. Një sobë me pllaka qelq-qeramike është më efikase, pasi konsumon më pak energji, ashtu sikurse një furrë me rezistenca, e cila do t’ju kursente deri në 40% energji elektrike.

  • Kondicioneri

Është e vërtetë që ky produkt ka një harxhim të lartë të energjisë elektrike, por përdorimi i tij dhe vendosja ka një rëndësi të madhe në kursim. Edhe këtu klasi A sërish bën dallimin. Kondicionerët klasi A janë një shkallë më poshtë se klasi AA, i cili i ofron konsumatorit një kursim thuajse 0.3 herë më shumë se klasi G. Një kondicioner me fuqi ftohëse 5.7 kËh, i përdorur 500 orë në një vit, do të konsumonte në klasin AA më pak se 734-890 kËh dhe në klasin G më shumë se 1295 kËh. Ndërkohë, gjatë ngrohjes kondicioneri harxhon më shumë energji se gjatë ftohjes. Çdo gradë temperature më e ulët nënkupton 6% energji të kursyer. Gjithashtu, duhet pasur parasysh edhe izolimi i mirë i shtëpisë. Kondicioneri të instalohet larg pranisë së rrezeve të diellit.

  • Ndriçimi

Llambat LED janë shpëtimi për kursimtarët.  Këto llamba ndryshe njihen edhe me emrin “llamba ekonomike”. Ata ofrojnë një kursim deri në 80% në krahasim me llambat inkandeshente. Por duhet përmendur edhe fakti se nëse zgjidhni llambat inkandeshente, kujdes në llojin e tyre, pasi ato e kanë të përcaktuar konsumin që kanë. Shmangni shpërdorimin, bëni zëvendësimni e llambave me të tjera më efiçente.

  • Boljeri

Ka dy mënyra se si mund të kursesh: njëra është në varësi të vendosjes, ku sa më pranë pikës së konsumit aq më mirë është, pasi ndalon humbjen e energjisë gjatë linjës. Më pas boljeri duhet graduar në 55-60 °C. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që përdorimi i dushit konsumon tri herë më pak energji sesa përdorimi i vaskës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s