Një natë në Festivalin e Filmit Mjedisor

Data 22 Maj ka shënuar hapjen e edicionit të katërt të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri. Nuk janë filma komercial nga ato që shpesh jemi mësuar të shohim në kinemat tona, tematikat që ato trajtojnë nuk ndajnë moshë, gjiini apo kombësi.

Për 2 javë, çdo mbrëmje në Pedonale por edhe në Akademinë Marubi shfaqen filma me metrazh të gjatë e të shkurtër. Ndërkohë paralelidh 56 filmat në garë do të shfaqen për publikun në qytete të ndryshme në Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Skrapar dhe Valbonë.

Filmat pjesëmarrës ekspozojnë problemet mjedisore të 29 vendeve të ndryshme të botës që nga smogu i qyteteve dhe zjarret në pyje deri te habitatet e kafshëve të egra dhe ruajtja e lumenjve.

Atmosfera ndërgjegjsuese ndjehet që në momentin kur starton prezantimi i filmave. Me sloganin “Gjej frymëzim tek mjedisi’ njerëzit hyjnë në një dimesion tjetër, ku temat janë sa aktuale aq edhe largpamëse. Janë probleme të sotme që gjejnë zgjidhje për të ardhmen, në mënyrën më artistike të mundëshme.

Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore. Që atëherë festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s