‘Mbetjet janë modë’, Eco Fashion Show (FOTO/VIDEO)

“Mbetjet jane art! Eja bashkohu edhe ti, sepse Arti është për të gjithë, Arti nuk ka nevojë për ftesë, Arti është për të gjithë ata që kanë një shpirt të lirë, Arti sjell ndryshim, Arti përcjell jetë, dashuri dhe bukuri atje ku të gjithë mendojnë se nuk ka vlera! Bashkohu me ne edhe jepi vizionit tënd një tjetër dimension. Bashkohu me ata që kanë vizion për të ardhmen!” thuhet në slloganin e kësaj sfilatës Eco Fashion Show.

Sfilata është realizuar në 4 Qershor, për të katërtin vit radhazi, në Muzen Kombëtar Tiranë. Veshje dhe aksesorë të cilat shpëtojnë mbetjet dhe i vendosin ato në pasarelë. Gazeta, qese mbeturinash, kanaçet e pijeve, tapa shishesh, gota…gjithçka që ne mund të hedhim në mbeturina, ka shërbyer për të krijuar veshje të ricikluara. Dhe është e tepërt të them që përpos mesazhit që përcjellin, ato janë shumë të këndëshme për tu parë. Një sfilat ku mbizotëronin ngjyrat  dhe në thelb ishin pikërisht mbetjet e riciklueshme. Gjatë eventit u prezantuan edhe punime artizanale të krijuara nga dyqani Nji marr, Nji mbrapsht.

This slideshow requires JavaScript.

Rajmonda Zajmi, themeluesja e Eco Alternative Arts, risolli në metropolin tonë të çoroditur një sfilat që synon në zgjojë këmbanat për mbrojtjen e natyrës.

“Krijimet janë realizuar nga shkolla të mesme, prindër, nxënës, nga artistë të pavarur, nga studentë. Gjatë një periudhe gati 4 mujore secili punon dhe ne jemi të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke munduar të ndihmojmë, për ti paraqitur më pas për publikun.”- Rajmonda Zajmi

Qëllimi i aktivitetit është të motivojë kreativitetin edhe pjesëmarrjen e kujtdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, që kërkon të kalojë një mesazh për mbrojtjen apo problematikat e mjedisit, të sensibilizojë edhe të transmetojë njohuri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s