Google ju ‘shpëton’ nga faturat e kripura elektrike

Google nuk është vetëm një motorr kërkimi, nëpërmjet aplikacioneve të publikuara ka sjellë një impakt të madh në shoqëri. I tillë është edhe aplikacioni i fundit, i cili do të na ndihmojë të përgjysmojmë faturën e energjisë elektrike. Nëpërmjet tij ju do mund të vlerësoni nëse duhet të instaloni panelet diellore në banesën apo biznesin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse jeni në Tiranë, Durrës apo Fier, aplikacioni do të jetë i aksesueshëm në çdo cep ku ka ditë me diell.

Projekti “Sunroof” i Google kombinon imazhet satelitore të Google Earth, duke përllogaritur madje dhe sa hije shkaktojnë pemët në çati, të dhëna mbi kushtet atmosferike të vendit, çmimet e energjisë në vend, madje dhe kontraktorët që mund t’iu nevojiten për instalimin e paneleve. Propozimi i Google është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të vlerësuar pro-të dhe kundrat e instalimit të paneleve diellore.

Për të përdorur aplikacionin Sunroof, çdo njeri që jeton në një nga zonat e testit (për momentin është vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës) i duhet vetëm të fusë adresën e banimit. Programi më pas arrin të nxjerrë të dhëna mbi sasisë e diellit që bie mbi çatinë tuaj gjatë vitit, duke marrë në konsideratë dhe faktorë të tillë si hija, orientimi i çatisë dhe ndryshimi i motit. Gjithashtu ofrohet dhe opsioni për të futur faturën e energjisë elektrike për të pasur rezultate më të personalizuara.

Ndërkohë, pozita e Shqipërisë, e cila ka një klimë mesdhetare, krijon kushte të favorshme për një zhvillim të qëndrueshëm të energjisë diellore. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e saj relativisht e gjatë, temperatura dhe lagështia e ajrit janë pikërisht elementet që kontribuojnë për këtë qëllim. Klima mesdhetare me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë dhe të thatë mundëson Shqipërinë të ketë potenciale të larta në përdorimin e energjisë diellore sesa mesatarja e vendeve evropiane.

20160111090105449
Shqipëria plotëson kushtet e favorshme për të zhvilluar energjinë diellore (Kredit: The solution Project)

Jemi një vend i cili i ka të gjitha mundësitë për të qënë shembull mbi revolucionet e ardhshme në fushën e burimeve alternative të energjisë. Diellin e kemi, kushtet meterologjike janë në anën tonë, tani na mbetet të tregohemi të zgjuar për rujatur mjedisin por njëkohësisht ulim shpenzimet tona.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s