Pemët komunikojne me internetin e vet natyral

 

Në 1999 shkenctarët e Universitetit të Baselit, Zvicër, nisën një eksperiment për të parë se si reagonin bimët ndaj sasisë së madhe të dioksid-karbonit që ne nxjerrim në ajër. Gjatë kërkimeve të fundit, ata u përballën me zbulim të papritur se pëmet shkëmbenin karbon me njëra-tjetrën, edhe kur nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt. Por “wood-wilde web” mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne e kuptojmë ndërveprimin pyjor.

Shkenctarët spërkatën pesë bredhë, për disa vite me radhë, me një lloj karboni të caktuar, karbon-13, në mënyrë që të studionin lëvizjen e saj që nga maja me e lartë e pemëve deri te rrënjët. Ndërkohë kur shkuan për të parë se sa karbon-13 ishte përthithur nga pemët, shkencarët zbuluan substancë edhe në rrënjët e pemëve pranë, edhe pse ato nuk ishin spërkatur.

download8
Pemët komunikojnë me njëra-tjetrën me anë të kërpudhave (Kredit: All Canada Photos / Alamy)

Pothuajse çdo pemë ka në përbërje të vet një kërpudhë të quajtur mycorrhiza, në rrënjët e tyre, edhe pse shkenctarët e dinin që këto të fundit mund të shkëmbenin lëndë ushqyese dhe karbon midis pemëve. Por ende nuk dihej që mycorrhiza mund të shkëmbente vetëm karbon, në një sasi të madhe, duke krijuar një rrjet nëntokësor. Ndërkohë kërpudhat cilësohen interneti natyral i Tokës.

Shkenctarët publikuan një studim të zbulimit të tyre, duke i hapur rrugën kërkimeve të ardhshme. Ideja kryesore e cila pritet të vërtetohet është nëse pemët mund të shkëmbejnë karbon nga pemët më të fortë drejt atyre më të dobëta, dhe e anasjellta. Munden pemët të punojnë së bashku për të rritur aftësinë ripërtëritëse të një pylli në shkatërrim?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s