Produkte bio që kujdesen per shendetin tuaj psikologjik dhe fizik

Të gjithë e njohim shprehjen “Një mëndje e shëndosh në një trup të shëndosh”. Por a i’a dimë të gjithë rëndësinë në praktikë, apo ato mbesin si aforizma latine që praktikohen vetëm në teori?!

Çdokush ka pasur ditë të këqija, ku humori negativ ka qënë prezent gjatë gjithë ditës apo stresi i përditshëm. Por zgjidhja nuk qëndon në medikamente që mund të blini në farmaci apo në zyrat e doktorëve. Është pikërisht kuzhina juaj që do t’iu rikthejë humorin e t’iu shpëtojë ditën.

fruit-basket
Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit.

Edhe pse dihet që çokollata është shpëtimi i një zemre të thyer, një mërzitje të përkohëshme, ekzistojnë produkte të tjera ushqimore të cilat shërbejnë si antidepresant. Në këtë mënyrë nuk abuzoni edhe me shëndetin tuaj.

Sipas një studimi të kryer në më shumë se 15,000 njerëz, të ushqyerit me një dietë të shëndetshme me fruta perime, bishtajore dhe arra parandalon shfaqjen e depresionit. Studiuesit krahasuan tre lloje dietash: Mesdhetare, vegjetariane dhe një dietë specifike të krijuar posaçërisht për të luftuar sëmundjet kronike (Alternative Healthy Eating Index-2010), nga ku rezultoi se mishi dhe produktet e procesuara, përfshi dhe ëmbëlsirat u vlerësuan negativisht. Arrat, frutat dhe zarzavatet ndërkohë u vlerësuan në mënyrë pozitive.

Mbroni memorien me flavanoile

1-Pini çaj- I zi, jeshil, çaj mali; të gjithë janë të pasur me flavanoile. Në mëngjes është e këshillueshme të pini çaj të zi për një zgjim të mirë të trurit, duke qenë se është i pasur me kafeinë, çaj jeshil në drekë dhe çaj mali në darkë, por pa e tepruar me jo më shumë se 5 filxhane çaj në ditë.

2-Ushqehuni me fruta pylli. Boronica, manaferra, mjedra janë të pasura me antioksidantë si dhe me flavanoile të cilat e mbajnë mendjen e mprehtë. Shtojini mëngjesit tuaj këto fruta, ndërsa i miksoni me kos, apo me drithëra.

 3-Agrume. Rrushi, portokallet dhe limonat janë flavanoilet që mbajnë kurorën e super flavanoileve. Pini një lëng rrushi për mëngjes, prisni një portokall për drekë dhe shtrydhni pak limon në sallatë, apo në pjatë tuaj të darkës.   Truri i shëndetshëm me ushqim të shëndetshëm Amino acidet, vitaminat, yndyrnat dhe mineralet dhe antioksidantët në ushqime ndihmojnë për të luftuar humorin e keq, ankthin, irritimin, luhatjen e humorit dhe simptoma të tjera të depresionit. Duke i futur në dietën e përditshme, ju mund të evitoni ose të zgjidhni disa nga këto probleme të shëndetit mendor.

Mbroni shëndetin psikologjik paralelisht me atë fizik

1-Ushqehuni me karbohidrate të shëndetshme. Të ushqyerit me karbohidrate si orizi, buka dhe makaronat integrale, quinoa apo thjerrëzat mund të ndihmojnë për të ngritur moralin duke bërë që truri të lëshojë serotinë, që është një neurotrasmetues që sjell humorin e mirë. Drithërat ndërkohë përmbajnë selenium, e cila lidhet me uljen e simptomave të depresionit.

2-Më shumë bulmet në dietë. Ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D së bashku me përbërës të tjerë ndihmojnë për t’u shplodhur, për të rigjeneruar dëmtimin e qelizave, për të stabilizuar humorin dhe për të promovuar ndjesinë e të qenit mirë. Pini një gotë me qumësh, një gotë kos apo pak djathë çdo ditë për të përfituar nga të mirat që ofron bulmeti.

3-Konsumoni çdo ditë fruta. Frutat e errëta të pyllit, agrumet dhe domatet janë të pasura me antioksidantë që mund të parandalojnë efektet negative të radikaleve të lira në trurin tuaj. Në këtë miks mos harroni të shtoni dhe bananet për të përmirësuar akoma më shumë humorin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s