‘H2O e ricikluar’, një domosdoshmëri në jetën e përditshme!

Viti 2015 do të kujtohet në ShBA, vecanërisht Kaliforni si periudha kur uji i ricikluar u bë më shumë se një trend.

E nisur nga kompania Dublin San Ramon Services District, e cila i ofroi shtetasve ujë të ricikluar falas për të ujitur kopshtet e tyre. Kjo pasi uji i ricikluar ende nuk është i pijshëm.

Kompanitë krijojnë stacione të cilat ofrojnë ujin për përdorim nga qytetarët, të cilët më një mjet identifikimi rregjistrohen.

This slideshow requires JavaScript.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta se sa kompani përdorin sisteme për të kthyer ujërat e zeza në ujë të riciklueshëm, ato janë duke u shtuar në shumë vende.

Shtete të ndryshme janë duke investuar në politikat ambjentaliste dhe në proceset e riciklimit. Duke kuptuar rëndësinë dhe ndikimin e tyre në mjedisin por edhe në jetën e përditëshme të njerëzve. Zhvillimi i teknologjisë lejon edhe krijimin e mjeteve dhe produkteve të cilat do të ndihmojnë në kryrjen e proceseve ekologjike. Shiko

Procesi i riciklimit të ujit

Leave a comment